LAJME

Publikohet fotografia e të dyshuares për vjedhje, Policia kërkon informacione nga qytetarët

Publikohet fotografia e të dyshuares për vjedhje, Policia kërkon informacione nga qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 21:13

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes.

Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente.

Policia ka bërë të ditur se personi që shihet në fotografinë e publikuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit, t’i kontaktojnë organet e rendit.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rrethanat e rastit apo vendin dhe kohën kur dyshohet se është kryer vjedhja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika