Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga 1 tetori 2026 hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Lihtenshtajnit, Islandës dhe Norvegjisë.
Sipas Doganës së Kosovës, në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial.





