Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për projekte lokale.
Kryetari i Dragashit takon përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë takimit janë paraqitur nevojat e komunës në fusha si zhvillimi ekonomik lokal, mbështetja e bizneseve dhe prodhuesve vendorë, fuqizimi i të rinjve dhe grave, turizmi, mbrojtja e mjedisit, arsimi dhe infrastruktura.
Në takim është propozuar edhe formimi i një grupi punues për koordinimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me UNDP-në. Po ashtu, Xheladini e ka ftuar Queirós të marrë pjesë në Panairin tradicional të Produkteve Vendore Lokale, që do të mbahet më 9 tetor në Dragash.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Kurti dhe Nikçi diskutojnë për mbrojtjen e aseteve shtetërore dhe të ardhmen e AKP-së

BE vlerëson përparimin e Kosovës në dogana e tatime, kërkon reforma të mëtejshme

