LAJME

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 20:19

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, si dhe për zhvillimet në fushën e mbrojtjes.

Në fokus të takimit ishte dinamika e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me Gjermaninë.

Palët kanë diskutuar veçanërisht për aktivitetet e përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe prokurimet ushtarake.

Sipas ministrisë, bashkëpunimi me Gjermaninë kontribuon në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Ky bashkëpunim, thuhet në njoftim, synon të forcojë më tej rolin e Kosovës në kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

“Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Republikës së Kosovës në rrugëtimin drejt ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë kolektive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika