LAJME

Specialët e policisë sërish protestojnë nesër, kërkesat mbeten të njëjta

Specialët e policisë sërish protestojnë nesër, kërkesat mbeten të njëjta
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2023, 13:13

Njësia Speciale Intervenuese pritet që edhe nesër të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30

Poashtu gatishmëri për t’iu bashëangjitur protestës kanë shprehur edhe njësi të tjera policore të specializuara e kufitare (NJNSH) por për shkak të mungesës së autorizimit nuk mund të protestojnë

Por të njëjtit i kanë dhënë mbështetje njësisë elitare të policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre, dhe të njëjtën e konsiderojnë jetike për sigurinë e vendit sidomos në operacionet që ndërlidhen me veriun.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika