Sot do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Vjosa Berisha.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan.
Kjo u bë e ditur nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Vjosa Berisha.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan.
Kjo u bë e ditur nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.
“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja – datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”- ka shkruar ai.
Regjisorja Vjosa Berisha, vdiq para pak ditësh në një spital në Londër pas një beteje me kancerin.
Po ashtu sot në varrezat e qytetit të Rahovecit, do të varroset edhe poeti Xhevdet Bajraj.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksikë dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.
Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.
Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike.
Bajraj vdiq më 22 qershor të këtij viti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.