Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 1, 2021
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një njoftimi për medie.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më 3 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika