LAJME

Sot, Shqipëria përballë Kroacisë

Sot, Shqipëria përballë Kroacisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2024, 08:28

Shqipëria sot zhvillon ndeshjen e dytë në grupe kuadër të EURO 2024-shit.

Shqiponjat kërkojnë këndelljen pas humbjes së hidhur nga Italia 2:1, ndonëse kombëtarja shqiptare pati një fillim ëndrrat me golin më të shpejtë në histori të kësaj gare të cilin e realizoi Nedim Bajrami.

Në anën tjetër, ish-nënkampioni botëror pësoi një humbje të thellë nga Spanja në xhiron e parë, 3:0, dhe po jep shenja që lojtarët nga gjenerata e saj e artë nuk e kanë më hovin e dikurshëm.

Këto ditë ka pasur spekulime që trajneri i Kuqezinjve, Sylvinho, do të bëjë ndryshime në formacionin startues.

Ndeshja e vlefshme për grupin B zhvillohet sot nga ora 15:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika