Zgjedhjet përfundimtareKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të tetorit.
Shpallja e rezultateve pritet të bëhet në orën 10:00.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka shkruar Elezi.
Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 Tetorit

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
Ndryshe, shuma komuna kanë shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

