Home LAJME Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup do të mbahet protesta e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Protesta pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

Ai ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.

Derisa thirrjet po bëhen që të ketë sa më shumë protestues, një thirrje për të mos marrë pjesë iu shkoi ish-ushtarëve të UÇK-së për shkak të rrezikimit të arrestimit nga autoritetet maqedonase.

Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, tha Syla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here