- Reklama -

Sot në orën 18:00 merret vendimi për pezullim ose jo të grevës në arsim

Edhe pas katër javëve, jashtë bankave shkollore vazhdojnë të mbeten mbi 300 mijë nxënës të moshave të ndryshme.

Se a do të nisë viti i ri shkollor me 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosovës, ende nuk dihet.

- Reklama -

Kjo do të kuptohet vetëm pas orës 18:00, atëherë kur do të mblidhet Këshilli Grevist për të vendosur për grevën.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj.

“Ne ende përfundimisht nuk kemi marrë të dhënat nga të gjitha shoqatat sindikale, ne mendojmë që në orët e pasdites këtë ta përfundojmë, që takimin që e kemi rreth orës 18:00 me kryetarët e niveleve komunale, ne do të kuptojmë të vërtetën dhe mandej do të përgatisim informatën për opinionin”, deklaroi ai për Front Online.

Punëtorët e shkollave publike, të udhëhequr nga SBASHK-u, janë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj derisa të hyjë në fuqi Ligji për paga.

E kjo kërkesë sipas sindikalistëve erdhi për shkak të rritjes së inflacionit.

Ndërsa nga Qeveria e Kosovës thotë se ligj për paga, që parasheh rritje pagash, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon nisjen e procesit mësimor pa kushte./Front Online/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort