LAJME

Sot ndeshja e Shqipërisë kundër Serbisë, Tifozët kuqezinj pritet ta pushtojnë Tiranën

Sot ndeshja e Shqipërisë kundër Serbisë, Tifozët kuqezinj pritet ta pushtojnë Tiranën
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2025, 08:51

Ariglon Pali, lideri i tifozëve kuqezinj, thotë se të gjithë do të mblidhen në Tiranë pranë stadiumit.

Në emisionin “Weekend”, Pali thotë se një ekran i madh do të vendoset në afërsi të stadiumit në Tiranë, derisa shton se do të mundohen të mblidhen sa më shumë njerëz.

“Do të jemi 1000-2000 anëtarë të tifozëve, por besoj se do të ketë edhe qytetarë të tjerë”, u shpreh Pali.

Tutje, ai thotë se shpreson që futbollistët shqiptarë të mos kenë presion mbi ta këtë mbrëmje, dhe shpreson për fitore ndaj Serbisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika