LAJME

Sot mot me shi e reshje bore

Sot mot me shi e reshje bore
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2021, 05:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë së hënës do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu. Në viset malore do të ketë dhe reshje bore.

“Do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu. Të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore parashihen edhe reshje bore. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika