LAJME

IHMK paralajmëron reshje shiu për të dielën

IHMK paralajmëron reshje shiu për të dielën
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2026, 02:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se e diela do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, IHMK vlerëson se rënia e temperaturave, vranësirat dhe reshjet e shiut mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Megjithatë, reshjet pritet të jenë të dobishme për furnizimin e tokës me lagështi dhe për mbarëvajtjen e fushatës së mbjelljeve vjeshtore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika