LAJME

Totaj në 27-vjetorin e PDK-së: Histori rezistence, sakrifice dhe shtetndërtimi

Totaj në 27-vjetorin e PDK-së: Histori rezistence, sakrifice dhe shtetndërtimi
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2026, 23:35

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, njëherësh nënkryetar i kësaj partie, Shaqir Totaj, në 27-vjetorin e themelimit të PDK-së, ka vlerësuar rrugëtimin e saj politik dhe kontributin në shtetndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi, Totaj ka përmendur figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, duke theksuar rolin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit të vendit.

Ai ka theksuar se përvjetori nuk përfaqëson vetëm një histori politike, por edhe përgjegjësi për të ardhmen, për ruajtjen e trashëgimisë politike, forcimin e organizimit partiak dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët.

“PDK-ja ka histori për të nderuar, vlera për të mbrojtur dhe përgjegjësi për të ardhmen”, ka shkruar Totaj, duke uruar anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e partisë për 27-vjetorin e themelimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika