LAJME

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës u shfaqën sërish haptazi

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës u shfaqën sërish haptazi
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2026, 19:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar në rrjetin social X ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, duke thënë se ambiciet e Beogradit për ripërtëritje territoriale ndaj Republikës së Kosovës janë shfaqur sërish hapur këtë javë.

Konjufca ka kujtuar se zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se një retorikë e tillë dëshmon se ambiciet territoriale të Beogradit nuk i përkasin aspak së kaluarës.

Ai ka shtuar se vetëm dy ditë më vonë, Milan Radoiçiq, i kërkuar nga Interpoli për sulmin terrorist të organizuar në Banjskë, u shfaq përkrah Danilo Vuçiqit në tubimin e partisë së Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc.

Konjufca tha se aty, Vuçiq e kërcënoi sërish pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Këto nuk janë provokime të izoluara”, ka theksuar Konjufca, duke vlerësuar se ato nxjerrin në pah vazhdimësinë e një doktrine të rrezikshme politike: ekspansionizëm territorial në retorikë dhe pandëshkueshmëri për agresionin e armatosur në praktikë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika