LAJME

Sot mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2026, 23:04

Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e pasdites priten reshje lokale shiu në dis zona të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Meteorologët u rekomandojnë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë pasdites, pasi në disa zona reshjet mund të shoqërohen me aktivitet elektrik në atmosferë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika