LAJME

Sot mot i vranët dhe me shi, Prizreni shënon maksimalen me 19 gradë Celsius

Sot mot i vranët dhe me shi, Prizreni shënon maksimalen me 19 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2023, 06:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu, dhe si pasojë e ndryshimit termik, në orët e para të mëngjesit mund të paraqitet mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius”, thuhet në njoftim

Qyteti me temperaturën më të ulët do të jetë Dragashi me 7 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë në Gjakovë, Prizren, Malishevë e Kamenicë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika