LAJME

Sot mot i vranët dhe me diell, Prizreni shënon maksimalen me 19 gradë

Sot mot i vranët dhe me diell, Prizreni shënon maksimalen me 19 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2023, 06:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat, gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturën minimale për sot pritet ta mbajë Dragashi me 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalen e ditës do ta shënojnë Gjakova dhe Prizreni me 19 gradë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika