LAJME

Sot mot i nxehtë, maksimalja deri në 39 gradë

Sot mot i nxehtë, maksimalja deri në 39 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2024, 07:53

Mot shumë i nxehtë do të mbretëroj të enjten, me temperatura maksimale deri në 37C e 39C. Paradite do të ketë intervale me diell. Pasdite, me zhvillime të vranësirave, vende-vende paraqiten kushte për ndonjë rrebesh shiu e bubullima. Frynë erëra të lehta dhe mesatare kryesisht nga jugu e jugperëndimi 3-6m/s.

Nga dita e premtë fillojnë të shfaqen kushte më jostabile, me zhvillime më të përhapura të rrebesheve dhe bubullimave. Vala e të nxehtit vazhdon deri ditën e shtunë, me temperatura deri në 35C e 37C.

Në fundjavë do të kemi më shumë mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat nga dita e diel zbresin në 30C e 32C, duke shënuar fundin e valës së të nxehtit. Të hënën më freskët, me të reshura shiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika