LAJME

Sot mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2026 në komunën e Prizrenit

Sot mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2026 në komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2025, 10:01

Sot, do të mbahet mbledhja për dëgjimin publik në lidhje me buxhetin e vitit 2026 në komunën e Prizrenit.

Dëgjimi publik do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë), duke filluar nga ora 14:00.

Njoftimi i plotë nga komuna:

Të nderuar kryetarë të lagjeve dhe fshatrave, drejtorë të shkollave, përfaqësues të OJQ-ve, të rinj, pensionistë, fermerë e përfaqësues të bizneseve, ftoheni të merrni pjesë në dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2026, që do të mbahet më 18 korrik 2025, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë), në orën 14:00.

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre e-mail-ave: Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net , Halil.Lika@rks-gov.net, Gjafer.Ponik@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika