LAJME

Sot Kuvendi seancë, propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor

Sot Kuvendi seancë, propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 07:50

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite është edhe propozimi i 40 deputetëve të opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,

6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,

7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika