- Reklama -

Sot festohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

Mësues, nxënës, profesorë dhe edukatorë gjithandej në Kosovë, sot shënojnë 7 Marsin, atë që njihet si Dita e Mësuesit.

Kjo ditë është zgjedhur për të shënuar këtë ngjarje për nder të hapjes së mësonjtores së parë në gjuhë shqipe në Korçë, 126 vjet më parë.

- Reklama -

Përvjetori i mësonjtores së parë shqipe, ndryshe simbolizon rilindjen e shqiptarëve dhe luftën e tyre për identitet kombëtar.

Fusha e arsimit në përgjithësi në Kosovë vlerësohet të jetë përballë një procesi sfidues të reformimit dhe në kërkim të një niveli më cilësor të shkollimit.

Ndryshe 7 marsi, i njohur si dita e mësuesve, është caktuar nga themelimi i shkollës së parë shqipe në 7 mars të vitit 1887 në Korçë. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Deri në atë moment, mësimi i gjuhës bëhej në mënyrë të fshehtë në shtëpi duke qënë se administrata osmane pushtuese e kishte shpallur të paligjshme.

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqipëtare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 20 vjet dhe drejtuesit e saj në vijim ishin disa nga figurat më të rëndësishme të rilindjes shqipëtare si Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, Nuçi Naçi. Pas një viti në 1888, autoritetet osmane lejuan frekuentimin e shkollës vetëm për shqiptarët e krishterë, por populli nuk e zbatoi urdhërin duke regjistuar dhe 60 muslimanë.

Në qershor të vitit 1973, godina e shkollës së parë shqipe u shpall monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Godina është dy katëshe, me një lartësi rreth 7 metra. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy dhoma, kurse kati i dytë ka katër dhoma. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla.

Në botë dita kombëtare e mësuesve është e ndryshme për çdo shtet edhe pse disa shtete festojnë Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit (World Teachers’ Day) e cila është caktuar nga UNESCO më 5 tetor, që në vitin 1994. Kjo festë synon të rrisë në vlerësimin dhe përmirësimin e arsimtarëve të botës. të sigurojë një mundësi për të marrë në konsideratë çështje që lidhen me mësuesit dhe mësimdhënien

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort