Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.
Vazhdimi i seancës është paraparë të nisë në orën 11:00.
Në vazhdim e seancës që është mbajtur të shtunën është bërë e 20-ta herë radhazi që deputetët nuk kanë pasur kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën e krijuar.





