LAJME

Sot do të zbatohen reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Suharekës

Sot do të zbatohen reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2025, 12:53

Për shkak të rritjes së madhe të konsumit dhe keqpërdorimeve të ujit, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka njoftuar se do të zbatojë reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KRU-së, qëllimi i këtyre masave është të sigurohet një shpërndarje sa më e drejtë dhe e qëndrueshme e ujit të pijshëm për të gjithë konsumatorët.

Reduktimet fillojnë më 24 Korrik 2025, sipas këtij orari:

Reduktimi

1.
Dobërdelan, Samadraxhë, Sallagrazhdë, “Garibaldi”
19:00
07:00

2.
Zona Industriale – Shirokë, Rr. Magjistrale “Pusi i Atit”
17:00
07:00

3.
Gjinoc, Terrnje, Naperbisht, Gelanc, Shirokë (rr. Sopijës)
09:00
17:00

4.
Mushtisht – zona e poshtme, Bllacë – zona e poshtme
11:00
17:00

“Apelojmë për përdorim racional të ujit të pijshëm, për të përballuar bashkë këtë situatë dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë”, shkruan në fund të njoftimit të KRU-së.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika