LAJME

Sot, do të ketë kufizime për kamionët në autostradë

Sot, do të ketë kufizime për kamionët në autostradë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2026, 07:15

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme më datë 18.07.2026, do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, vendimi hyn në fuqi për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për nesër, të cilat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

“Kufizimi do të zbatohet në autoudhë në intervalin kohor 11:00 deri në 17:30, ndërsa automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë nuk do të lejohen të qarkullojnë gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim për zbatimin e tyre”, tha ministria në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika