Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së njofton se sot organizohet Dita e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.
“Në Ditën e Vizitorëve të pranishëm do të jenë udhëheqës të lartë shtetëror, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
Ndryshe Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.





