“SOS” nga Anita Morina ka fituar çmimin kryesor, atë të kategorisë kombëtare, në edicionin e 24-t të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.
Për më shumë se një javë rrëfime kinematografive nga të katër anët e botës janë shfaqur në Prizren duke e rikthyer qytetin në një kinema të hapur. Përtej përmbajtjes së filmave, “DokuFesti” tashmë është pikë referuese e Kosovës dhe Ballkanit sa i përket botës së kinematografisë.
LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE:
Çmimi i distribuimit – “Ndera”, nga Endrit Qarolli
Çmimi i publikut – “Palace of Youth”, nga Maddie Gwin
Çmimi për filmin më të mirë nga të rinjtë – “Coexistence My Ass”, nga Amber Fares
Mirënjohje speciale në kategorinë “The Green Dox” -“May the Soil Be Everywhere”, nga Yehui Zhao
Çmimi i kategorisë “The GREEN DOX” – “Shifting Baselines”, nga Julien Elie
Çmimi i kategorisë për të drejtat e njeriut – “My Dear Theo”, nga Alisa Kovalenko
Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër – “Blue Heart”, nga Samuel Suffren
Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër dokumentar – “We Were the Scenery” nga Christopher Radcliff
Çmimi për kategorinë e filmit të gjatë dokumentar – “Action Item” nga Paula Ďurinová
Mirënjohje speciale e kategorisë “Balkan Dox” – “Antigona” nga Ibër Deari dhe Mirsad Abazi
Çmimi i kategorisë “Best Balkan Short Dox” – “Merging Bodies” nga Adrian Paci
Mirënjohje speciale e kategorisë “Balkan Dox” – “Soil and Wings” nga Stefan Malesheviq.
Çmimi i kategorisë “Balkan Dox” – “A Strange Colour of Dream” nga Yasemin Akinci
Çmimi i kategorisë kombëtare – “SOS” nga Anita Morina /koha.net/