- Reklama -

Sorensen: Uroj që viti 2026 të na japë atë që nuk na e dha viti i shkuar

Pas takimeve të ndara me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen ka deklaruar para mediave se shpreson që viti 2026 të sjellë diçka që viti i kaluar nuk e solli.

“Shpresoj që viti 2026 do të sjellë atë që nuk e solli viti 2025. Për këtë arsye edhe kam nisur këtë vizitë në Kosovë e më pas në Serbi.”- tha Sorensen para mediave.

- Reklama -

Se a është i mundshëm një takim i nivelit të lartë këtë vit në Bruksel, ai tha se “ne jemi këtu për t’i bërë palët të flasin”.

Mirëpo, një përgjigje konkrete nëse do të ketë takim ai nuk pati.

“Ne jemi këtu të ndërmjetësojmë e të gjejmë një një mënyrë që ta bëjmë këtë të ndodhë”- tha ai, duke përmendur që vitin e kaluar shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas, tha se do “shohin se kur do jenë kushtet që ta gjejnë kohën e duhur”.

“Do e shohim”- tha shkurt Sorensen.

Fillimisht, vizitën e tij në Kosovë, Sorensen e nisi me një takim me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Sorensen nuk është deklaruar për media dhe ka vazhduar direkt në Presidencë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e tij për këtë vit në Kosovë.

Me Kurtin takimi nisi në orën 09:00, kurse me Osmanin në orën 10:00.

Në Kosovë është planifikuar edhe takim me përfaqësuesit e partive opozitare.

Pas Prishtinës, Sorensen pritet ta vizitojë dhe Beogradin. Edhe atje parashihet të takohet me udhëheqësit e Serbisë.

Për një vit sa është emisar, ai zhvilloi dy takime në nivel kryenegociatorësh.

Sorensen ende nuk ka arritur të ndërmjetësojë ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel mes dy udhëheqësve të të dyja shteteve.

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës- tashmë në detyrë, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt më 14 shtator 2023 në Bruksel, por përfundoi pa ndonjë përparim të prekshëm.

Sorensen, në gusht gjatë vizitës në Kosovë, ka thënësituata politike në Kosovë mund të “vonojë gjërat”, duke nënkuptuar zhvillimet në dialog.

Në mars të vitit 2026, bëhen tri vite që kur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar dhe presidenti serb, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Marrëveshja me 11 nene, ndër tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Megjithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort