Kosova është zotuar se do të presë një numër të afganëve të cilët po evakuohen prej Aeroportit të Kabulit.
Largimi i tyre vjen si pasojë e marrjes së pushtetit në Afganistan nga talibanët, ndërkohë që disa shtete kanë dalë në krah të SHBA-së për pritje të tyre.
Sot pritet të vijnë një numër i tyre në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 20:45.
Sonte arrijnë afganët e parë në Kosovë, për t’i pritur do të dalin krerët e shtetit

Në pritje të tyre do të jenë liderët shtetërorë.
SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Po ashtu, Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, në mesin e tyre edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

