Një sondazh i publikuar mbrëmë nga “PIPOS”, thotë se LDK humb vendin e dytë dhe zbret për rreth 10 për qind krahasuar me zgjedhjet e 6 tetorit 2019.Sipas sondazhit LDK arrinë t’i fitojë 15.7 %, ndërsa vendin e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 40.1%, e dyta është PDK me 20.8%.Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i beson sondazheve të tilla.
Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka thënë se ai është i prirë t’i besoj sondazheve të bëra nga organizatat dhe institucionet e profesionalizuara.Sipas Rugovës, më 14 shkurt do të merren të gjitha përgjigjet.
“Unë jam i prirë të ju besoj sondazheve të bëra nga organizata dhe institucione të profesionalizuara që përdorin metodologji dhe mostra standarde për matje të opinionit, mund të jetë edhe përceptim i krijuar nga rrjetet sociale dhe pjesëmarrja online në këto sondazhe, por të gjitha përgjigjet do të qartësohen nga sovrani më 14 shkurt”, ka theksuar Rugova për Ballkani.info.





