PRIZRENI ME RAJON

Skuadra prizrenase ” A& N”, arrinë fitoren e pestë radhazi, i afrohet kreut të tabelës

Skuadra prizrenase ” A& N”, arrinë fitoren e pestë radhazi, i afrohet kreut të tabelës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2020, 16:30

Skuadra futbollistike ” A & N” nga Prizreni, edhe pse debutuese në Ligën e Parë grupi A, fal paraqitjeve tejet të suksesshme, sidomos në 5 javët e fundit duke fituar të gjitha ndeshjet, i është afruar vetëm dy pikë kreut të tabelës së klasifikimit.

Në kuadër të javës së XIV-të, të shtunën në stadiumin e saj ka mposhtur skuadrën Onix nga Istogu me rezultat 3:1, fal golave të Leo Gashi, Gentian Elezaj dhe Argjend Mustafa.

Me këtë fitore, skuadra prizrenase ka tubuar 24 pikë, dy më pakë se Dukagjini dhe Malisheva të cilat kryesojnë tabelën e klasifikimit me 26 pikë të grumbulluara./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika