LAJME

S’ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

S’ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2022, 07:39

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mohuar edhe njëherë lajmet, kësaj here nga presidenti rus Vladimir Putin, se në Ukrainë është shtuar numri i mercenarëve nga Shqipëria.

Xhaçka deklaroi se Shqipëria do të vijojë punën me aleatët për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj popullit të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, shkruan ministrja Xhaçka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika