LAJME

S’ka koalicion me Nismën, PDK hyn e vetme në zgjedhje

S’ka koalicion me Nismën, PDK hyn e vetme në zgjedhje
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2021, 16:10

Partia Demokratike e Kosovës do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Sipas të gjitha gjasave, PDK nuk do të ketë koalicion me Nismën, dhe rrjedhimisht partia e udhëhequr aktualisht nga Enver Hoxhaj do të garojë e vetme në zgjedhje.

Kësisoj, PDK ka refuzuar thirrjet e njëpasnjëshme të kreut të Nismës, Fatmir Limaj për një koalicion të mundshëm.

Ndryshe, deri sot në orën 18:00 është afati i fundit që të dorëzohen koalicionet e partive politike për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika