Sizmologu Mustafa: Tërmeti kishte potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|43 minuta
Sizmologu Mustafa: Tërmeti kishte potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale

Sizmologu Shemsi Mustafa ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur sonte zonën Prizren–Shtërpcë.

Sipas Mustafës, tërmeti është regjistruar në orën 22:05 sipas kohës lokale dhe ka pasur intensitet VI ballë të shkallës Merkalit.

Ai ka njoftuar se thellësia hipoqendrore ka qenë rreth 5 kilometra, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrën Sizmike Euro-Mediterane, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 dhe intensitet VI ballë të Merkalit” ka shkruar Mustafa.

Ai ka theksuar se tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në Kosovë dhe ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale, për shkak të fuqisë së tij.

Mustafa ka shtuar se ky aktivitet sizmik dëshmon se zona e Prizrenit mbetet zonë sizmogjene aktive, ashtu siç parashikohet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

“Këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, e cila konsiderohet zonë aktive sipas studimeve dhe llogaritjeve sizmike” ka theksuar ai.

Autoritetet relevante kanë bërë thirrje për qetësi, ndërsa situata po monitorohet për dëme eventuale materiale dhe pasoja të tjera. /Telegrafi/

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika