Në Parlamentin e Serbisë ku po raportonte presidenti Aleksandar Vuçiq për planin franko-gjerman dhe bisedimet në përgjithësi, ka ardhur deri të një përleshje mes deputetëve – duke detyruar sigurimin të ndërhyjnë që ta qetësojnë situatën.
Ishte opozita që me transparentët “Tradhti, tradhti”, nervozuan presidentin serb dhe deputetët e opozitës.
“Mund a paramendoni çfarë çmendurie janë sjelljet edhe këto ovacione. Ju e keni dhënë Kosovën, ne po e mbrojmë. Gënjeshtar jeni. Pasi që tashmë e keni dhënë Kosovën, unë dua ta shpjegoj si do ta trajtojmë këtë çështje. Populli duhet të shoh këto sjellje tona prej huligani”, tha Vuçiq në foltoren e Parlamentit të Serbisë.
Aty filloi të tensionohet situata, dhe aty menjëherë u ngritën në këmbë pothuajse të gjithë deputetët, e kryetari i Partisë SNS kërkonte vazhdimisht nga deputetët të ulen nëpër vendet e tyre.
Kujtojmë që nga fillimi i seancës, Vuçiqi është pritur nga deputetët e opozitës me transparentë që i bënin akuza nga më të ndryshmet.
Në anën tjetër, presidenti serb duke luajtur rolin e viktimës, bënte thirrje që të mos reagojë askush dhe se duhet lënë të tjerët të shprehen.
— OvoOno (@OvoOnoX) February 2, 2023