- Reklama -

Situata me zjarret në Kosovë, raporti i Policisë

Kosova është duke vazhduar të përballet me shpërthimin e zjarreve në vatra të ndryshme, ndërkaq nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se për momentin situata me zjarret është nën kontroll.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim reagimin në kohë për shpëtimin e jetëve të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave.

- Reklama -

Për situatën e krijuar me zjarre, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh. Në raport thuhet se në 24 orët e fundit ka arrestuar  një person, i cili i kishte vënë zjarr arës së tij, e që më pas zjarri është përhapur.

Rastet e ndara sipas raportit:

Fsh.Leshkoshiq, Obiliq, 06.08.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte vënë zjarrin arës së tij e me pas zjarri është përhapë edhe në arën e ankuesit mashkull kosovar të cilit i janë djegur 15 trupa pemë dhe një pjesë e murit të gjelbër. Zjarri është lokalizuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh.Llashticë, Gjilan. 08.2021-18:10. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri mbeturinat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Fsh. Cececo, Zubin Potok 05.08.2021 – 14:15. Ankuesi kosovar ka njoftua policinë se nga persona të panjohur i është vënë zjarri pemishtes së tij ku janë djegur 50 trupa të pemëve dhe një shtylle elektrike. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort