- Reklama -

Sindikata e RTK-së i drejtohet Kurtit me letër, i kërkon ndërhyrje urgjente për pagat

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ndërhyrje urgjente për alokimin e buxhetit të RTK-së.

Në letër thuhet se RTK gjendet në krizë institucionale e financiare të thellë, derisa Sindikata ka përmendur se institucioni është pa bord funksional, pozita e drejtorit të përgjithshëm është vakande dhe se drejtimi i RTK-së po mbahet me ushtrues detyre.

- Reklama -

“Aktualisht, mbi 700 punëtorë të RTK-së kanë mbetur pa paga, dhe pas tyre qëndrojnë po aq familje që varen nga këto të ardhura për jetesën e përditshme. Kjo situatë është bërë e padurueshme, dhe rrezikon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por edhe funksionimin normal të shërbimit publik të informimit në vend”, thuhet në letër.

Sindikata ka shkruar tutje se kërkon që në përputhje me rritjen e pagave në sektorë të tjerë, t’i mundësohet rritja e buxhetit për pagat RTK-së.

“Ne si Sindikatë nuk po kërkojmë asgjë më shumë se zgjidhje konkrete dhe ligjore. Nuk jemi të interesuar për përplasje apo interpretime politike — ajo që na intereson është pagesa e punës së ndershme të punëtorëve të RTK-së, që për muaj të tërë e kanë kryer detyrën e tyre me përkushtim, pavarësisht vështirësive”, ka thënë Sindikata.

Letër i ka dërguar edhe Kuvendit. Në të po ashtu kërkohen masa urgjente për RTK-në.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të ndërmarrë masa urgjente për zgjidhjen e kësaj gjendjeje dhe për të siguruar funksionimin e ligjshëm dhe të pandërprerë të RTK-së, në përputhje me ligjin dhe me përgjegjësinë publike ndaj qytetarëve”./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort