- Reklama -

Sindikata e Policisë nderon 22 policët e rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës hapi sot në Pejë turneun tradicional të lojërave sportive i cili organizohet në shenjë nderimi dhe përkujtimi ndaj zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

Në këtë event sportiv morën pjesë përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike nga rajoni dhe më gjerë, përfaqësues nga Komuna e Pejës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal, njofton Klankosova.tv.

- Reklama -

Sindikata e PK-së në shenjë falenderimi ndau mirënjohje për përfaqësuesit e Sindikatave nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe përfaqësuesit nga Kuvendi Komunal i Pejës.

Po ashtu, Sindikata e PK-së ndau një mirënjohje të veçantë për Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP) të cilët përmes zëvendëssekretarit të tyre, kishin adresuar një letër falënderimi për sindikatën e PK-së.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP), Marian Kicev, e ka dhënë sot lajmin se Sindikatës së Policisë së Kosovës i është pranuar kandidatura për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore.

Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirit, me këtë rast iu dha edhe një shenjë me mbishkrimin CESP.

Sindikata e PK-së pas anëtarësimit të plotë pritet të jetë anëtare me të drejta të barabarta krahas të gjitha sindikatave të policive evropiane.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort