LAJME

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare veterani i Ansamblit “Emin Duraku” Nijazi Elezkurtaj

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare veterani i Ansamblit “Emin Duraku” Nijazi Elezkurtaj
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2026, 20:51

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Nijazi Dalip  Elezkurtaj, veteran i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” nga Zhuri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i ansamblit, Hajdar Elezkurtaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe anëtarësisë së ansamblit.

Sipas njoftimit, Nijazi Elezkurtaj për herë të fundit ishte në mesin e anëtarëve të ansamblit më 4 gusht 2026, gjatë manifestimit të organizuar me rastin e 80-vjetorit të Ansamblit “Emin Duraku”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Zhur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika