Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente trafiku. Prej tyre, 26 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 30 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.





