- Reklama -

Sindikalistët e quajnë skandaloze deklaratën e ministrit Murati, paralajmërojnë padi ndaj tij

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së në një konferencë për media ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Hekuran Murati, duke e quajtur skandaloze deklaratën se do t’i pezullojë mëditjet nga paga për grevistët.

Jasharaj në këtë konferencë për media tha se deklarata e tillë skandaloze ka tendenca të ngjallë frikë dhe të shtypë zërin sindikal.

- Reklama -

“…Një letër që doli nga u.d i sekretarit ja falëm por kur doli zotëri Hekuran Murati që e kemi lutur me muaj të tërë për dialog dhe tha se paska guxim të tentoj të ngulfat zërin sindikal… ai si duket nga krenaria nuk e ka lexuar Ligjin për grevat…. grevat e ligjshme i garanton ligji dhe nuk ka të drejtë asnjë cent t’ia ndal grevistëve”, tha Jasharaj.

“E kemi vlerësuar deklaratën e Muratit dhe ka krijuar shqetësime dhe ne do të kemi reagimin me kohë dhe ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime dhe do të insistoj të përgatitet lënda dhe do të drejtohet ndaj ministrit Hekuran Murati…. i cili në vend që të jetë zë i qeverisë në emër të uljen së tensioneve ai kërcënon për të frikësuar dhe ngulfatur zërin e grevistëve.

I kujtoj Hekuranit që është në moshë të re se gjëra të tilla nuk kanë ndodhur që nga paslufta”, tha kreu i SBASHK-ut.

Ai po ashtu foli edhe rreth mbarëvajtjes së grevës, duke thënë se do të mbahet për aq sa dëshirojnë grevistët apo derisa të plotësohen kërkesat.

“Kërkesat e tyre janë legjitime, për ta hequr mëdyshjen se janë të diktuar ne do të mbajmë grevën për aq sa ta mbajnë grevistët ose të plotësohen kërkesat”.

Ai tha se nëse vazhdohet në këtë mënyrë atëherë fatkeqësisht 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi dhe jo në banka shkollore. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort