VENDI

“Si në bahçe të babës”: Shoferi me veturë luksoze përdor hapësirën e gjelbërt për të parkuar në Dardani

“Si në bahçe të babës”: Shoferi me veturë luksoze përdor hapësirën e gjelbërt për të parkuar në Dardani
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2022, 11:15

Një shkelje e radhës është raportuar në qytetin e Prishtinës, ku një shofer me një veturë luksoze, ka përdorur hapësiren e gjelbërt në lagjen Dardania, për të parkuar.

Në faqen e cila administrohet nga qytetarët të cilët evidentojnë çdo parregullsi në kryeqyetet, ‘Vrojtuesit e lagjes’, është publikuar videoja nga vendi i ngjarjes, ku shihet shoferi me veturën e tipit ‘Audi Q5’, që kalon nëpër hapësirën e cila është e gjitha gjelbërim, teksa merr instruksione nga një grua se si të parkohet, raporton Gazeta Sinjali.

Videoja është përshkruar me një fjali: “Qysh m’i ra ma shkurt”, ndërkohë që është etiketuar edhe faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook.

/GazetaSinjali/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika