Ndryshe nga edicionet e kaluara ka nisur Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2023”, pasi skenës së festivalit i mungonte miku dhe bashkëpunëtori i tyre i ngushtë, Besnik Osmanollaj, i cili ndërroi jetë në moshë të re muaj më parë.
Në hapjen e edicionit të 34-të të festivalit “Hasi Jehon”, këngëtarja prizrenase, Shyrete Osmanollaj, i ka kushtuar këngë ish-anëtarit të shoqërisë “Malësori”, Besnik Osmanollajt.
Kujtojmë se Besniku ishte anëtar i shoqërisë “Malësori” i cili ndërroi jetë në moshë 39 vjeçare nga një sëmundje e shkurtër, ai pas vetes la bashkëshorten dhe tre fëmijë.