KF Liria përmes një mesazhi të postuar në faqen e skuadrës në Facebook ka bërë të ditur se pret përkrahje të madhe nesër në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Parë Grupi A.
Futbollistët e skuadrës bardhezi presin Drenasin në ndeshjen e xhiros së XXVI të Ligës së Parë, ndërsa dueli nis prej orës 15:00 në Përparim Thaçi të Prizrenit, që është edhe ndeshja e fundit si vendas për këtë edicion të garave për prizrenasit. Në xhiron e fundit Liria është mysafire e Rilindjes 1974.
“Të mblidhemi të shtunën, të gjithë në stadiumin e qytetit në përkrahje të klubit tonë të zemrës që ka dhënë shumë edhe atëherë kur ka qenë e pamundur. Deshirojme të ju kemi në tribuna më 13 maj, sepse vetëm bashkë arrijmë t’i tejkalojmë sfidat dhe të pozicionohemi lartë e më lartë. Ju mirëpresim të gjithëve masovikisht!” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Liria përcjellur edhe me video motivuese ku flasin futbollistët e ekipit.