Ish drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj në faqen e tij në facebook ka publikuar pamje ku shihet se si një shtyllë elektrike po rrezikon banorët dhe shtëpitë që gjenden afër.
Bëhet fjalë për fshatin Lutogllavë të Prizrenit pikërishtë në rrugën” Molosët”, ku shihen pamjet ku shtylla elektrike është rrëzuar dhe po rrezikon banorët. Sipas tij, ky problem është adresuar në institucionet përgjegjëse mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë deri më tani.





