Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë maturantët për shtyrjen e afatit për paraqitjen e provimit të maturës deri më 25 gusht të këtij viti.
MAShTI ka bërë të ditur se me qëllim që të sigurohet qasje e barabartë dhe të mundësohet paraqitja e provimit për të gjithë maturantët që i plotësojnë kriteret, afati për paraqitjen e provimit të maturës zgjatet deri më 25 gusht 2025, në ora 10:00.





