LAJME

Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren

Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2026, 12:06

Policia e Kosovës njofton se të shtunën, më datën 05.07.2026, rreth orës 23:00, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informacione për përdorim të armës së zjarrit në një gazmend familjar në rrugën “Reshat Qoqaj” në Prizren.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke intervenuar në vendngjarje, identifikuar lokacionet dhe personin e dyshuar. Sipas njoftimit, i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka deklaruar se kanë pasur një gazmend familjar, i njëjti thuhet se ka dorëzuar armën (një pistoletë).

“Në vendngjarje, përveç armës janë sekuestruar edhe dy gëzhoja si prova materiale. Pas intervistimit të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.” – thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo gazmende familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika