Shtesat e Qeverisë, Azemi: Punëtorët e sektorit privat do iu mallkojnë, po i diskriminoni

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 1, 2022
Shtesat e Qeverisë, Azemi: Punëtorët e sektorit privat do iu mallkojnë, po i diskriminoni

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë “kategori e grupit të tretë të njerëzimit”.

Kjo pasi siç thotë ai, Qeveria po stimulon me nga 50 e 100 euro shtesë sektorin publik, kurse ata privat duke i lënë anash.

Ai thotë se nëse dikush stimuluar atëherë janë punëtorët e sektorit privat, pasi ata janë më të varfër e paga dyfish më të vogla. E që në anën tjetër më së shumti financojnë buxhetin e shtetit.

“Këtë diskriminim na e pat bërë edhe regjimi i kaluar i Serbisë. Ne si duket jemi të lindur për keto diskriminimesh. Kjo fuqi punëtore do të ju mallkoi për diskriminimin e bërë”, thotë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika