LAJME

Ambasada njofton për vizitën e senatorëve, publikon fotografi nga takimi me Kurtin

Ambasada njofton për vizitën e senatorëve, publikon fotografi nga takimi me Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2026, 20:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët kanë vizituar vendin pasditen e sotme.

Të shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, senatorët janë takuar me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane ka bërë të ditur vizitën, duke publikuar edhe fotografi nga takimet.

“Ambasada e SHBA-së mirëpriti këtë pasdite në Kosovë senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Të shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, senatorët u takuan me Presidenten Shiroka-Pula dhe Kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërkohë, gjatë takimit me senatorët, presidentja Shiroka-Pula i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika